Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë në orët e hershme të së shtunës.
Sipas Policisë së Kosovës, më 14 mars 2026 rreth orës 04:00, një ankues – mashkull kosovar – ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se rasti është iniciuar si “person i zhdukur”, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për gjetjen e të miturës.