Rashiq: Kam biseduar me Kurtin para kandidimit për nënkryetar të Kuvendit

Nenad Rashiq ka deklaruar se ka zhvilluar bisedime me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti para se të kandidonte për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Ai e ka bërë këtë sqarim pasi u pyet nga moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, nëse kandidimi i tij ishte i pavarur apo i nxitur nga kryeministri.

Panduri: Ju nuk jeni të shtyrë nga Albin Kurti, pra ju vetë, me vetiniciativë, pa kërkesën e Albin Kurtit, po kandidoni për nënkryetar?

Rashiq: Normalisht që kemi biseduar sa i përket kandidimit tim potencial, por kjo ka ndodhur diku, mos gabofsha, në mars pas zgjedhjeve. Kemi debatuar dhe unë, në një moment kur ka dalë kjo temë, kam thënë pse jo, sepse me të vërtetë dua ta prezantoj një fytyrë tjetër të përfaqësimit të serbëve në institucione, jo sikur kemi pasur rastin deri më tani.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika