Rashiq për sulmin në veri: Dy sulmues të vrarë, një i plagosur dhe një i arrestuar

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se dy sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është plagosur.

Ai për mediumin serb “Nova.rs” ka thënë se është arrestuar edhe një sulmues tjetër.

“Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti. Tani për tani është qetësi”, thotë Rashiq.

Ai thekson se KFOR-i është duke punuar në ndërmjetësim për momentin, për të qetësuar disi situatën.

Rashiq ka thënë se nuk ka informata nëse do të ndodhë dorëzimi i pjesëtarëve të grupit kriminal.

Ndërkaq, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ka humbur jetën në një sulm në afërsi të fshatit Banjskë në mëngjesin e së dielës, ndërsa janë lënduar dy policë të tjerë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika