Rasti “Brezovica 6”, VV-ja suspendon asamblistin Berat Lahu

Lëvizja Vetëvendosje ka suspenduar asamblistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahun, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës të mërkurën në aksionin “Brezovica 6”





Një muaj paraburgim u është caktuar shtatë të arrestuarve të fundit për rastin “Brezovica 6”, në mesin e tyre edhe Berat Lahut të Vetëvendosjes.

Vetëvendosja e ka suspenduar atë nga pozita aktuale, por edhe nga partia, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

“Pretendimet lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat, dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve, dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet, anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje për Dukagjinin.

Gjatë operacionit “Brezovica 6” janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të premte ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve.

Ndërsa, shtatë të arrestuarit në këtë aksion dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”,  “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

 





Paraburgim prej një muaji ndaj shtatë të dyshuarve për rastin “Brezovica 6”

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika