Rasti Brezovica, refuzohet kërkesa e prokurorisë për përjashtim të gjyqtares

Kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, ka refuzuar kërkesën e prokurorit Rasim Maloku, për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues në rastin Brezovica. Kryetari i Gjykatës, në aktvendimin e marr javë më parë, ka thënë se avokati Besnik Berisha, i cili mbron djalin e gjyqtares në një rast penale, e i cili është edhe avokat i njërit nga të akuzuarve në rastin Brezovica, nuk përbën konflikt interesi, e nuk ndikon që gjyqtarja të jetë profesionale në punën e saj

Gjyqtarja Nushe Kuka – Mekaj do të vazhdojë të kryesojë trupin gjykues në rastin e njohur si Brezovica.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha, ka refuzuar kërkesën e prokurorit Rasim Maloku, që e njëjta të përjashtohet nga ky rast.

Maloku e kishte kërkuar këtë në seancën e mbajtur në maj, me arsyetimin se Besnik Berisha si mbrojtës ka konflikt interesi.

Këtë ai e kishte bazuar në faktin se Berisha në rastin Brezovica mbron Arben Çitakut, ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, por është edhe avokat i djalit të gjykatëses në një rast tjetër ku ai akuzohet për veprën penale detyrimi.

Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se kërkesa është refuzuar në mungesë argumentimi se në këtë rast ka konflikt interesi.

“Kryetari vlerëson se fakti se mbrojtësi i të pandehurit në këtë çështje penale është njëkohësisht edhe mbrojtës i djalit të gjyqtares në një çështje tjetër penale, nuk nënkupton se gjyqtarja ka interes privat që mund të ndikojë në anshmërinë dhe objektivitetin e saj, duke e ditur qartë se cilat janë detyrat dhe autorizimet e mbrojtësit në procedurë penale, shtrohet pyetja se çfarë interesi privat do të kishte gjyqtarja që të ndikoj që në këtë procedurë penale të jetë e anshme dhe subjektive ndaj avokatit Besnik Berisha, i cili në një procedurë krejtësisht tjetër penale është angazhuar dhe paguhet nga djali i saj për mbrojtje dhe përfaqësim të tij, detyra këto të cilat i njëjti është i thirrur dhe i licencuar që t’i ushtrojë? Andaj në mungesë të argumentimit të ekzistimit të interesit privat, rrjedhimisht konfliktit të interesit të Kryetares së trupit gjykues në raport me avokatin Besnik Berisha, kryetari i Gjykatës vlerëson se se kërkesa për përjashtim të saj mbështetut në këtë pikë është e pabazuar…”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjithashtu, në arsyetim të vendimit është marr parasysh edhe deklarata e gjykatëses Nushe Kuka – Metaj se nuk kishte kurrfarë kontakti me mbrojtësin e djalit të saj.

“Kryetari i gjykatës ka vlerësuar dhe analizuar edhe shkaqet për përjashtim fakultativ të gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje penale të paraparë me nenin 39, par.3 të Kodit të Procedurës Penale, mirëpo bazuar në deklarimet e gjyqtares se me avokatin i cili është mbrojtës i anëtarit të saj të familjes asnjëherë nuk ka kontaktuar për çështjen e anëtarit të saj të familjes të cilin e mbrojnë, si dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakt qoftë në zyre apo jashtë zyrës, atëherë bazuar në këto deklarime të gjyqtares është vërtetuar se nuk ka rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtares në gjykimin e kësaj çështje penale. Andaj, edhe mbi këto baza është konstatuar se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares është e pabazuar për faktin se me asnjë provë të vetme nuk është vënë në dyshim paanshmëria e gjyqtares.”, thuhet tutje në aktvendim.

Në lidhje me këtë vendim të Gjykatës së Pejës, nuk ka kthyer përgjigje prokurori Rasim Maloku.

Në rastin e njohur si Brezovica, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi e armëmbajtje pa leje, janë ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq e 11 zyrtarë të tjerë të kësaj komune, si dhe ish-punonjës të Ministrisë së Mjedisit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika