Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministria për Familje autorizon njësinë inspektuese

Drejtori i departamentit për Politikë të Shërbimeve Sociale dhe Familjare në Ministrinë për Familje, Blerim Shabani, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e 5-vjeçarit nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij.

Shabani bëri të ditur se Ministria ka autorizuar njësinë inspektuese dhe ka kërkuar një raport të hollësishëm mbi trajtimin e rastit të vogëlushit dhe gjashtë fëmijëve të tjerë të familjes, njofton Dukagjini.

“Ne kemi ndërmarrë disa hapa, siç është mbikëqyrja profesionale, kemi kërkuar një raport kronologjik të hollësishëm lidhur me trajtimin, menaxhimin e fëmijëve nga Qendra për Punë Sociale, dhe normalisht në përputhje me këto kompetenca dhe përgjegjësi, kemi autorizuar dhe Njësinë Inspektuese e cila është në kuadër të Ministrisë që ne bëjmë pjesë. Por ajo që është e rëndësishme që ta sqarojmë, çështja e trajtimit dhe menaxhimit të rastit është çështje e kompetencës ekskluzive e komunës”, deklaroi Shabani.

Shabani, mes tjerash, tha se gjashtë fëmijët e tjerë janë të sigurt.

“Fëmijët janë vendosur në një vend të sigurt, dhe janë duke marrë përkujdesjen institucionale në përputhje me përgjegjësitë e të gjitha mekanizmave zyrtarë”, tha ai.

Shabani, ka theksuar se janë në pritje të raportit preliminar lidhur me këtë rast.

“Për t’iu rikthyer edhe një herë çështjes në fjalë: në momentin që si ministri jemi vënë në dijeni, në përputhje me kompetencat, rolin, mandatin dhe autorizimet që na jep legjislacioni primar dhe sekondar, ne kemi ofruar pëlqimin për vendosjen e fëmijës, gjithësisht fëmijëve, në strehim familjar, në familje që janë të vlerësuara dhe të aprovuara që ofrojnë shërbime për fëmijët pa kujdes prindëror. Dhe normalisht, edhe autorizimin për njësinë inspektuese, e cila në bazë të autorizimeve që i jep Ligji i Shërbimeve Sociale dhe Familjare, ka filluar procesin e vlerësimit të rrethanave mbi përmbushjen e detyrimeve për sa i përket çështjeve të menaxhimit të rastit në fjalë. Nuk do të doja që të shkoja në informacione që janë të tipit të hamendësimeve, sepse kjo do të krijonte dilema edhe për opinionin publik, mirëpo po presim edhe raportin kronologjik dhe normalisht po presim edhe raportin preliminar nga inspektimi lidhur me çështjet e trajtimit të rastit të fëmijës”, theksoi Shabani.

Tutje, Shabani bëri thirrje që lidhur me këto raste të rënda, të njoftohen sa më parë organet kompetente.

SHSKUK: 5-vjeçarit i janë operuar shputat, gjendja e tij është stabile

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika