Gjykata Themelore në Prizren, ka pranuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 39 të pandehur, të dyshuar për përfshirje në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve S.M., V.B., F.S., dhe Y.Ç., si dhe caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor dhe ndalim për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar për 35 të pandehurit e tjerë.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se gjyqtari ka caktuar seancë dëgjimore në orën 16:00.
Në këtë seancë pritet të aprovohet kërkesa e Prokurorisë.