Rasti i foshnjës në Pejë: Haxhiu kërkon nga prokuroria ta hetojë Kurtin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se prokuroria duhet t’i nis hetimet për kryeministrin Kurti në lidhje me foshnjën e vdekur e cila u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës

Bekim Haxhiu, PDK

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga prokuroria t’i fillojë hetimet ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe drejtorit të Spitalit të Pejës, për rastin e foshnjës së vdekur e cila ishte futur në rrobalarëse.

Haxhiu, tha se do duhej të paktën dikush të jepte dorëheqje morale në lidhje me këtë rast, teksa shtoi se “këtë krim janë përpjekur ta mbajnë fshehur për tetë ditë”.

“Pasi nuk ka dorëheqje morale, ftoj prokurorinë, të filloj hetimet nga kryetari i komisionit për shëndetësi deri te drejtori i Spitalit të Pejës për tentim të fshehjes së krimit”, ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës.

Tutje Haxhiu, tha se në sektorin e shëndetësisë ka mungesë të madhe të përgjegjësisë.

Ai e përmendi edhe rastin e foshnjës së Hamide Magashit e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Haxhiu tha se foshnja ka mundur të shpëtohej por sipas tij askush nuk e morri këtë veprim i cili sipas tij ka qenë i lehtë.

Deputeti i PDK-së, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komisionit për Shëndetësi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika