Rasti i Salih Mustafës kthehet në Apel, do shqyrtohet ulja e dënimit

Salih Mustafa

Rasti i Salih Mustafës, i cili u dënua me 22 vjet burgim, nga Gjykata Speciale do kthehet në Gjykatën e Apelit.

Sipas njoftimit “Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit”.

Supremja me këtë rast ia ktheu cështjen përsëri Apelit për ta shqyrtuar uljen e dënimit.

“Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Sali Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u paraqit pas lëshimit të aktgjykimit të apelit në çështjen e tij. Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit.

Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg.

Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Në vendim thuhet se Apelit duhet ti jepet mundësia për ta rivlerësuar nëse dënimi me 22 vjet për Salih Mustafën është ende i arsyeshëm.

“Paneli rikujton se rregulli 163 i Rregullores kërkon që të merret parasysh një gamë e gjerë faktorësh gjatë përcaktimit të një dënimi. Duke pasur parasysh këtë, Paneli konstaton se Kolegji i Apelit është në gjendje më të mirë për të përcaktuar dënimin e duhur për z. Mustafa, pasi që më parë ka shqyrtuar procesverbalin e rastit në detaje dhe ka analizuar arsyet e ankesës së z. Mustafa në këtë drejtim. Prandaj, Kolegji e anulon Aktgjykimin e Apelit vetëm për aq sa ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa në pajtim me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, dhe ia kthen aktgjykimin e Apelit Kolegjit të Apelit për një vendim të ri mbi të. Kolegji është i mendimit se Kolegjit të Apelit duhet t’i jepet mundësia për të rivlerësuar nëse dënimi me 22 vjet burgim i z. Mustafa është ende i arsyeshëm në dritën e diapazonit të dënimit të identifikuar dhe jurisprudencës së analizuar”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit Paneli ka konstatuar se Kolegji i Apelit e ka shkelur ligjin penal.

“Duke pasur parasysh sa më sipër, Paneli pranon arsyet 1 dhe 3 të kërkesës së z. Mustafa. Paneli konstaton se Kolegji i Apelit ka shkelur ligjin penal duke dështuar në: (i) identifikimin e ligjit përkatës të Kosovës në përputhje me nenin 44(2)(b) të Ligjit dhe siç kërkohet nga parimi i lex mitior; (ii) të identifikojë diapazonin e zbatueshëm të dënimit dhe (iii) të arsyetojë siç duhet se si arriti në uljen e dënimit të z. Mustafa me katër vjet”, thuhet në vendim.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika