Ratifikohet marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore në mes të Shqipërisë dhe Kanadasë

Përmes një postimi në mediat sociale, bëhet e ditur se Shqipëria dhe Kanadaja kanë ratifikuar marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore.

Kështu ka shkruar në Twitter,  Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Me një gusht hyn në fuqi e drejta për të dy vendet që të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

“Lajm i madh! Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht”, ka shkruar Xhaçka në llogarinë e saj Twitter.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, më 18 shkurt ka nënshkruar marrëveshje në kuadër në fushën e Mbrojtjes Shoqërore me ministrin për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës. Me këtë marrëveshje i ‘u mundësohet atyre që mos të humbasin as një ditë nga periudha kontributeve.

Mbi 2 mijë persona që do të përfitojnë nga njohja e ndërsjellët e Mbrojtjes Shoqërore, ka njoftuar Ibrahimaj.

Ministri i Zvicrës, u shpreh i kënaqur që “po zgjerojmë marrëdhëniet tona përmes kësaj marrëveshje”.

Ndërsa e ka cilësuar si “hap të rëndësishëm” që do të sjellë “të mira” për të dyja vendet.

Me herët në vitin e kaluar është rene dakord edhe me Italinë për Pensionet e shqiptarëve në Itali.

Duke nisur nga viti 2023, Qeveria italiane do të njohë edhe vitet e punës në Shqipëri, për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika