Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.
Në reagim është thënë se veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë të pamenduara dhe përçarëse.
Aty përmendet se me këtë mund të vazhdojë edhe më tej ndërprerja e dialogut strategjik.
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të pamenduara dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagim.