Reagon Daçiq pasi Von Cramon e cilësoi bllof deklaratën e Vuçiqit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka “fyer” Serbinë

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka “fyer” Serbinë me një mesazh të publikuar në platformën X, se Serbia po bën blof duke kërcënuar se do të largohet.

“Kush dhe çfarë i jep të drejtën Viola von Cramon të ofendojë Serbinë, Presidentin (Serbisë) Aleksandar Vuçiq dhe popullin serb”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se “askush nuk e vë në dyshim atë dhe askush nuk e kritikon”.

Sipas tij, pranimi i Kosovës në KiE do të ishte precedent dhe shkelje e rëndë e parimeve mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës.

“Na kanë gënjyer se kusht për Kosovën do të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe në vend që të dënohet Prishtina, tash duhet të shpërblehet me pranim në Këshillin e Evropës”, ka thënë tutje ministri serb.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon e ka quajtur bllof deklaratën e presidentit serb për tërheqje të Serbisë nga KiE, nëse pranohet Kosova.

Lexo më shumë: Von Cramon e cilëson bllof deklaratën e Vuçiqit për tërheqje të Serbisë nga KiE, nëse Kosova pranohet

“Një bllof sigurisht. Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika