SPAAC: Anëtarët tanë janë përballur me një fushatë sistematike të përndjekjes, diskriminimit dhe keqtrajtimit

Sindikata e punëtorëve të Autoritetit të Aviavionit Civil (SPAAC), ka reaguar ndaj raportit të Avokatit të Popullit duke thënë se anëtarët e saj janë përballur me degradim, diskriminim dhe keqtrajtim

Sindikata e punëtorëve të Autoritetit dhe Aviacionit Civil

Sindikata e punëtorëve të Autoritetit të Aviavionit Civil ka reagur pas raporti të Avokatit të Popullit, i cili u ka dhënë të drejtë 11 punëtorëve, anëtarë të sindikatës, të cilët ishin ankuar për diskriminim nga menaxhmenti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, SPAAC ka thënë se anëtarët e saj janë përballur me degradim, diskriminim dhe keqtrajtim.

“Anëtarët tanë janë përballur me një fushatë sistematike të përndjekjes, diskriminimit dhe keqtrajtimit nga Drejtori Ejupi të cilat janë reflektuar në këtë raport, që nga presioni për të dalë nga Sindikata në këmbim me avancim, mohimi i pushimeve vjetore e i trajnimeve profesionale e deri te përjashtimi nga puna”.

Avokati i Popullit ka konstatuar se veprimet e tilla kanë “krijuar divergjenca dhe probleme me efekte zinxhirore”.

Në raportin e Avokatit të Popullit thuhet tutje se veprimet e menaxhmentit të AAC-së ndaj zyrtarëve anëtarë të shoqatës sindikale, përveçqë kanë efekt tek ushtrimi i veprimtarisë sindikale, krijojnë frikë dhe pasiguri edhe te zyrtarët e tjerë dhe pengojnë lirinë e asociimit.

Avokati i Popullit këtë raport ia ka drejtuar edhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili ka kërkuar që të ushtrojë mbikëqyrje në funksionimin e AAC.

“Zhvillimet në AAC që nga ardhja e Drejtorit Ejupi kanë rënduar aftësinë e AAC-së për ushtrimin e përgjegjësive të rëndësishme të mbikëqyrjes së sigurisë së aviacionit civil dhe kanë rrënuar autoritetin e institucionit karshi palëve të interesit”, ka shkruar SPAAC.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika