Reagon zëdhënësi i PDK-së për sondazhet: PDK-ja e para si më aktivja

"PDK është nisur, po rritet e fuqizohet çdo ditë dhe nuk ka kush që e ndalë", thotë zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka reaguar pas sondazhit në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik.

Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka thënë se për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj.

Sipas tij, nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, Abdullahu vlerëson se PDK-ja del partia e parë me 30.6 për qind si më aktivja.

“Qe një shembull i manipulimit të sondazhit dhe esencës së lajmit. Për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj. Nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, PDK del partia e parë me 30.6 % – si më aktivja. I kuptojmë tendencat e partive që në bashkëpunim me media të shtyjnë përpara lajme të caktuara – sepse efekti i punës së tyre në teren nuk po shihet askund”, shkroi ai.

Gjithsesi, thotë Abdullahu, “kot e keni: PDK është nisur, po rritet e fuqizohet çdo ditë dhe nuk ka kush që e ndalë”.

Reagimi i Abdullahut është prezantuar edhe në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po prezantohen rezultatet e sondazhit të realizuar nga UBO Consulting.

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Sipas elektoratit, përkatësisht 1 mijë e 66 të të anketuarve, në vend të dytë është listuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me 17.4 për qind, duke lënë pas kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me 16.3 për qind.

Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit, ku RTV Dukagjini si porositës i sondazhit ka përfshirë disa pyetje.

Sipas rezultateve të OMNIBUS-it, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika