Realizohen 811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë në nëntë muajt e parë të vitit në QKUK

Në nëntë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 811 raste të thyerje së gurëve në veshkë, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në nëntë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

ShSKUK-ja ka njoftuar se rastet janë kryer nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët.

Në po këtë klinikë, janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, po ashtu, ka pasur 1 mijë 474 procedura të njohura si ureterocistoskopi, 193 rate të ekzaminimeve urodinamike dhe mbi 7 mijë e 600 vizita emergjente, 5 mijë e 600 vizita ambulantore.

“Në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika