Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

"Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri"

Procesi i regjistrimit po vazhdon edhe më tutje, kështu radha i ka ardhur edhe kryeministrit Albin Kurti të regjistrohet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, i cili ka thënë se procesi i regjistrimit ishte i thjeshtë dhe i shpejtë.

“Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri. Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka shpërndarë një video nga procesi regjistrimit.

Regjistrimi i popullsisë së Kosovës ka filluar më datën 5 prill dhe do të vazhdojë deri më datën 17 maj, teksa kreu i ASK-së, Avni Kastrati, të hënën që lamë pas ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri tani ka arritur afër 900 mijë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika