Rektori i UP-së Qerimi tregon se do të ndryshojë Kodin e Etikës dhe Rregulloren për çështje disiplinore të stafit akademik

Rektori i ri i zgjedhur të hënën e 21 nëntorit, ka folur të martën për Televizionin Dukagjini që ka treguar planet dhe synimet e tij në pozitën e re. Gjersa, ka theksuar se në planin e tij që përmban dhjetë pikë, më i rëndësishmi është ndryshimi i Kodit të Etikës dhe Rregullores për çështje disiplinore të stafit akademik

Ilustrim





Një ditë pas zgjedhjes si rektor i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka pranuar në vendin e punës Televizionin Dukagjini për realizimin e një interviste, që ka theksuar se synimet e tij si rektor janë të shumta dhe përmban një plan me 10 pikë.

Gjersa, ka theksuar se do të ndryshojë Kodin Etik dhe Rregulloren për çështje disiplinore të stafit, pasi sipas tij nevoja për një ndryshim të tillë është më e ngutshme dhe më substanciale.

“Dhe sigurisht pas plotësimit dhe ndryshimit të statutit atëherë është një numër aktesh tjera percjellëse që duhet të nxjerren në zbatim të statutit të Universitetit, ku hyjnë në mënyrë të veçantë rregulla sikur Kodi i Etikës, ose Rregullorja për çështje disiplinore të stafit dhe në këtë drejtim nga pervoja ekzistuese del që këto rregulla kanë nevojë substanciale dhe të ngutshme që të ndryshohen, që të saktësohen dhe që të kemi  një përcaktim më preciz të shkallëve të ndryshme të seziozitetit, shkeljes dhe pastaj një lidhje më të mirë me masat që përcaktohen ose shqiptohen në relacion me shkeljen e konstatuar”, ka thënë Qerimi.

Megjithatë, rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, ka theksuar se ndërhyrja kryesore të cilën ai synon të bëjë është zhvillimi i Rregullatives që qeverisë Universitetin e Prishtinës, me theks të veçantë çështjet e integritetit të personelit akademik.

“Për këtë një prej objektivave të parë është ndryshimi dhe plasimi i statutit të Universitetit të Prishtinës dhe që përben esencialisht kushtetutën ose instrumentin qendror qeverisës të institucionit dhe ku artikulohen parimet kryesore të veprimit institucional dhe sjelljes. Dhe ky është një momentum i rëndesishëm që të bëjmë çfarëdo lloj percaktimi të nevojshëm dhe saktësimi që është i dëshirueshëm në funksion të krijimit të mekanizmave dhe të proceseve të cilat garantojnë integritetin akademik ose zbardhin apo ndriçojnë pretendime të cilat kontestojnë integritetin e antarëve të personelit akademik”, ka bërë të ditur Qerimi.

Sipas Qerimit pasi të krijohet kjo Rregullativë, të cilën ai parasheh ta krijojë të gjitha problemet që janë më serioze do të zgjidhen në mënyrë të duhur.

“Në të vërtetë pasi që të krijohet kjo Rregullativë ideja është që rastet më komplekse, më serioze, më publike, mendoj se do të mund t’i zgjidhim në mënyrën e duhur dhe me objektivitetin e dëshirueshëm”, ka theksuar ai.

Gjersa po pyetej për synimet e tij, Qerimi ka treguar se për mandatin që i është caktuar ka një plan me dhjetë pikë që disa prej tyre kanë edhe nga dhjetë nën pika.

Megjithatë, sipas Qerimit, është e pamundur që gjitha të zbatohet për një periudhë kaq të shkurtër, pasi janë të atilla që ngelin proces i vazhdueshëm.

“Megjithatë, e kam të pamundur që të them me një saktësi më të lartë nëse zbatimi i tij është i mundur brenda kësaj periudhe në tërësi kjo edhe për faktin që në të vërtetë disa ndërhyrje janë të karakterit procesual domethënë ideja është  që nisin dhe ato duhet të vazhdojnë e mirëmbahen e kështu me rradhë. Prandaj varet nga dimensioni specifik i propozimit”, ka bërë të ditur Qerimi.

I pyetur për rastet e fundit të plagjiaturës në punime shkencore brenda Universitetit të Prishtinës, ai ka thënë se është çështje e rëndësishme për t’u marrë me të, gjersa ka shtuar se Rektorati i Universitetit të Prishtinës nuk ka asnjë arsye të fshehë, të frikësohet apo të hezitojë të ndjekë procese të tilla për t’i verifikuar apo saktësuar rastet e plagjiaturës.

“Duke qenë një çështje kaq e rëndësishme ne do të duhet të kemi si vizionin ashtu edhe vullnetin  dhe gatishmërinë për tu marrë me këto pretendime ose raste. Ne nuk kemi asnjë arsye qoftë për faktin qe është institucion publik apo edhe për asyen se bëhet fjalë për antar të një personeli shumë specifik dhe të zgjedhur sikurse është personeli akademik dhe në këtë drejtim ne nuk kemi asnjë arsye që të fshihemi dhe të frikësohemi ose të hezitojmë të ndjekim një proces të hapjes, verifikimit, saktësisë i cilitdo pretendim në funksion të vendosjes së zgjidhjeve që janë të drejta, objektive dhe të argumentuara”, ka thënë Qerimi.

Ndërkaq, i pyetur për raportet me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe raportimet e fundit për këtë të fundit, ai ka theksuar se nuk ka pasur një përvojë të tillë dhe se një përgigje për raportin e tij me ministren do ta jap kur të fillojë ushtrimin e detyrës.

”Sigurisht deri më tash une nuk kam pasur një përvojë të tillë me ministren e Arsimit dhe kësisoji domehënë nuk është që kam një përgjigje për këtë, kështu që përgjigja më e mirë është kur unë nisi në ushtrimin e funksionit”, ka theksuar Qerimi.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se detyra për të cilën është zgjedhur është mjaft e rëndësishme, por ka thënë se ‘nuk është e lehtë e as e pabëshme’.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika