Rektorit të UBT-së Edmond Hajrizit i ndahet medalja e artë e meritave të Austrisë

Edmond Hajrizit, rektorit UBT-së, iu nda sot medalja e artë e meritave nga Republika e Austrisë. Këtë medalje në emër të Presidenti Federal të Austrisë, Hajrizit ia dorëzoi ambasadori austriak, i cili edhe foli për bashkëpunimin që kanë.

Personalitete të ndryshme u mblodhën pasditen e së mërkurës në Bibliotekën e UBT-së.

Aty u organizua ceremonia zyrtare e ndarjes së Medaljes së artë të meritave të Republikës së Austrisë, për rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi.

Ky dekorim i rëndësishëm i është dhënë atij nga Presidenti federal i Austrisë në prill të këtij viti për kontributin e rëndësishëm të profesor Hajrizit në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të edukimit në Kosovë, derisa medalja iu dorëzua nga ambasadori austriak.

“Në vitet e para, Universiteti u mbështet jashtëzakonisht shumë në eksperizën akademike austriake, me profesorë dhe hulumtues nga Universiteti Teknik i Vjenës dhe institucione tjera austriake. UBT është shndërruar në degë akademike ndërmjet Austrisë dhe Kosovës duke lehtësuar partneritetin e vazhdueshëm dhe shkëmbimet. Ka bashkëpunim akademik dhe profesional të vazhdueshëm me universitete austriake, institute hulumtuese dhe qendra të ekselencës”, ka deklaruar Georg Schnetzer – Ambasador i Austrisë në Kosovë.

Derisa, rektori Hajrizi duke falënderuar kolegët, bashkëpunëtorët për punën e përbashkët por edhe familjen e tij, tha së është nder i jetës i jashtëzakonshëm të pranojë këtë medalje të artë nga shteti austriak, që e konsideron shtëpi të dytë.

“Ky çmim është reflektim i punës dhe vizionit tonë të përbashkët për të vendosur standarde të larta, Austria njihet për standarde të larta dhe për të sjellë modele të suksesshme në edukim, në shkencë, teknologji, në inovacion, biznes. Unë besoj që modeli austriak është model i duhur dhe kjo vërtetohet nga punë mëse 20 vjeçare këtu, konfirmohet se ka qenë zgjidhja e duhur për ta sjellë në Kosovë, duke parë edhe krijimin e vendeve të reja të punës, numrin e ndërmarrësve që janë zhvilluar e krijuar bazuar në këtë model”, ka deklaruar Edmond Hajrizi- Rektor në UBT.

UBT-ja është një nga institucionet arsimore më të rëndësishme në vend dhe ka më shumë se 15 mijë studentë në fusha të ndryshme.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika