Remi kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Specialja t’i mbyllë të gjitha të pavërtetat për luftën e UÇK-së

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë, dhe që Gjykata Speciale t’i mbyllë të gjitha “të pavërtetat e prodhuara” për luftën e drejtë të UÇK-së

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si “Remi”, ka kërkuar që ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë të rikthehen në Kosovë. Ai ka kërkuar po ashtu që Gjykata Specia t’i mbyllë të gjitha “të pavërtetat e prodhuara” për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi, Mustafa e ka thumbuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke e filluar shkrimin me fjalën “Në vend të kryeministrit”, duke nënkuptuar mungesën e përkrahjes nga ana e tij lidhur me këtë çështje.

Remi ka thënë se për shkak të kauzës së drejtë për çlirimin e Kosovës, UÇK-ja ka fituar përkrahjen e NATO-s.

“Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nëse analizohet në një paralele me historikun e luftërave për liri, ishte fuzionimi i UÇK-së dhe NATO përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare”, ka thënë ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.

Ai ka shtuar se UÇK dhe NATO kanë arritur t’i paralizojnë, siç i ka cilësuar vetë ai, forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës.

Për më shumë, këtu mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika