Rëndësia e makeup-it- teknikë për qëndrim të gjatë

Zgjidhje e përshtatshme me pudër bebeje

Pamja e jashtme gjithmonë është ndër më të rëndësishmet nga momenti i parë kur dalim nga shtëpia, e grimi zakonisht është ndër zgjidhjet e para tek të gjitha femrat për një dukje të bukur e elegante.

Kremi pudër, njohur ndryshe si fondatina është një ndër produktet kozmetike më të dashura e më të përdorura nga femrat në të gjithë botën.

Sipas statistikave nga kompanitë lider në fushën e kozmetikës, është produkti i dytë më i përdorur pas buzëkuqit.

Ekspozimi në diell, temperaturat e larta, ngrënia, lëvizjet e vazhdueshme si kruarja apo kalimi spontan i gishtave në fytyrë bëjnë që të mos rezistojë gjatë tërë ditës. Pavarësisht fondatinës që përdorni, sërish ajo do të fshihet. Blogeret më të njohura kanë zbuluar një truk shumë interesant që e mban të fiksuar fondatinën për shumë orë dhe ajo është pudra e bebes.

Ky produkt bën mrekulli kudo dhe për këdo. Pasi keni aplikuar kremin hidratues, lëreni që të veprojë derisa ta thithi lëkura dhe më pas aplikoni pudër bebeje te zona poshtë syve, hunda, mjekra dhe mbi buzë. Më pas vendosni korrektorin dhe kremin pudër të zakonshëm.

Tani një zgjidhje e re dhe shumë e përshtatshme për të gjitha vajzat, duke vendour pudrën për bebe në fytyr makeup-i juaj do të jet gjithnjë i freskët dhe i pastër.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika