Rënia e faqes së KQZ-së, Prokuroria autorizon hetime për abuzime të mundshme me votat

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që, në bashkëpunim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çdo abuzim apo keqpërdorim të votave, pas rënies së ueb faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ditën e diel.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Zyra për Komunikim Publik e Prokurorisë Themelore në Prishtinë konfirmoi mëngjesin e së martë se tashmë po trajtohet çështja në fjalë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Kujtojmë se të dielën në mbrëmje, janë hasur probleme në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas rreth një orësh jashtë sistemit, ishte kthyer sërish faqja e KQZ-së, por më pas kishte rënë sërish duke mos funksionuar më.

Ndërsa, të hënën, KQZ-ja kishte njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. 

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat janë duke u shfaqur pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika