Renovimi i kampit “Enver Zymeri”, pjesë e buxhetit 2024

Projektbuxheti i propozuar nga Qeveria e Kosovës për vitin 2024 i ka kushtuar vëmendje edhe institucioneve të sigurisë. Për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 153 milionë euro ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme 216 milionë euro. Pjesë e këtij plani është edhe renovimi i bazës së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. Por, këtë buxhet e vlerëson të pamjaftueshëm opozita

Policia e Kosovës ishte institucioni që u përmend mjaft shumë sivjet për angazhimin e vazhdueshëm në gjithë territorin e Kosovës.

Nga aksionet e armatosura në veri, e deri tek operacionet speciale për konfiskimin e armëve pa leje.

E për ministrinë që vepron mbi Policinë e Kosovës, atë të Punëve të Brendshme, Qeveria e Kosovës propozoi të ndajë 216 milionë euro në projektbuxhetin për vitin 2024.

Ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes planifikoi të ndajë 153 milionë euro.

Që investimet kapitale janë plane kyçe për vitin e ardhshëm e thotë anëtari i Enver Dugolli, anëtar i partisë në pushtet dhe pjesë e Komisionit Parlamentar për Siguri.

“Kryesisht shkon për investime kapitale për blerje të pajisjeve, armatimit, të automjeteve të blinduara edhe për mirëqenien e policëve të Kosovës pra shujta e kështu me radhë”, ka thënë Enver Dugolli.

Por kaq i kënaqur me buxhetin e ndarë për institucionet e sigurisë nuk është Hisen Berisha nga PDK.

Rritjen e mundshme sipas tij, do ta barazoj inflacioni.

“Ky buxhet është buxhet i mbijetesës. Merre shembull buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes, ka një rritje prej 43 milionë eurosh. Kur ta kesh parasysh numrin e rekrutëve të planifikuar, specializimet që duhet t’i kryejnë, trajnimet dhe inflacionin e çmimet, këtu jo që s’ka rritje por në rishikim do të barazohet me 0”, ka deklaruar Hisen Berisha.

Një prej projekteve që është paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm është renovimi i kampit të njësive Speciale të Policisë së Kosovës, “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Kostoja totale e projektit është 4 milionë euro, e punimet pritet të fillojnë në janar të 2024-tës kurse të përfundojnë në dhjetor të vitit 2026.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika