Reshjet e pandërprera paralizojnë disa rrugë në Drenas, Lladrovci bën thirrje për kujdes maksimal

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor në komunën e Drenasit, duke bërë që disa segmente dhe ura të jenë të pakalueshme.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që të shmangin daljet e panevojshme dhe të respektojnë masat e sigurisë të vendosura nga institucionet përgjegjëse.

“Shiu nuk ka të ndalur, qytetarë, kujdes, mos dilni në rrugë pa nevojë!
Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.

Qytetarë të nderuar, duhet të keni kujdes të respektoni shiritin e vendosur nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës për ndalimin e qarkullimit. Kërkoj të keni kujdes kur të shihni shiritët për ndalimin e qarkullimit edhe për toke, sepse në disa vende i gjetëm të dëmtuar.

Aktualisht, urat janë të pakalueshme te Guri i Plakës, te Ademtë, te Hajdarajt, te Mehantë, te Shaltë, Bucolltë, ndërsa te Prenkajt, kalimi është i vështirësuar dhe kërkohet kujdes.
Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushnik dhe dalje në magjistrale.

Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato.

Dy grupe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, Policia e Kosovës dhe AME-ja, ndodhen në terren duke u përpjekur për përmirësimin e situatës dhe duke e përcjellur atë.

E falënderojmë edhe një herë Presidentën Vjosa Osmani Sadriu e cila shprehu gatishmërinë për angazhimin e FSK-së në përballimin e situatës.

Faleminderit qytetarë të nderuar, respektoni shiritin e ndalimit të qarkullimit”, ka shkruar Lladrovci.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika