Retkoceri: Shqetësuese kush e përfaqëson votën e prishtinasve nga LVV-ja

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunë të Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka reaguar pas arrestimit në Tiranë, të asamblistit të LVV-së, Besnik Mujecit, nën dyshimin e veprës “posedim i mbi 10 mijë dozave të drogës (ekstazi)”

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunë të Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka reaguar pas arrestimit në Tiranë të asamblistit të LVV-së, Besnik Mujecit, nën dyshimin e veprës “posedim i mbi 10 mijë dozave të drogës (ekstazi)”.

Retkoceri ka thënë se pushteti në Kosovë “nuk i zë kurrë besnikët e VV-së” dhe se “ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dilerë të mëdhenj”, duke reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, nën dyshime për trafikim droge në Tiranë.

Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge, kanë raportuar mediat në Shqipëri. Sipas policisë, ky grup u kap me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese kush e përfaqëson votën e prishtinasve nga radhët e VV-së. Dejona Mihali besoj ka për të thënë diçka edhe për këtë. E presim edhe një superparaqitje të Xhelal Sveçlës. Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dilerë të mëdhenj, si ky asamblist, saqë i kalojnë edhe kufijtë. Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën!” ka shkruar Retkoceri në Facebook.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika