Revistat shkencore kosovare, brenda dy vitesh synojnë të jenë pjesë e platformës Scopus

Njohja nga Platforma Scopus është mirëpritur nga themelues dhe redaktorë të revistave shkencore në Kosovë, pasi ata po synojnë që revistat t’i anëtarësojnë në këtë platformë për indeksimet me punë shkencore. Ndërsa njohës të Arsimit kanë thënë se Platforma është e mirë, por duhet që të investohet në hulumtuesit e shkencës dhe jo të fokusohen vetëm te mekanizmat për indeksim të punës së hulumtuesve

Logo e Platformës Scopus

Platforma Scopus është unike dhe indekson punën e autorëve autentikë, të cilët i kontribuojnë shkencës me anë të punimeve të tyre.

Në këtë platformë ndërkombëtare identifikohen ekspertët dhe prodhuesit e shkencës në mbarë botën, përfshirë këtu të tillë edhe nga Kosova. Më 15 shtator të këtij viti, vendi ynë është njohur nga kjo platformë, kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Njohja nga platforma Scopus është një mundësi që të masim potencialin hulumtues në vend dhe do të na ndihmojë si shtet që të bëjmë politika të bazuara në të dhëna, është sukses i rëndësishëm për të gjithë ne”, shtoi Nagavci.

E pyetur për këtë platformë, njohësja e arsimit, Bardha Qirezi, vlerëson se Scopus e përmirëson transparencën dhe kontributin shkencor, për të cilin, autorët kosovarë punojnë.

Bardha Qirezi, njohëse e Arsimit, Foto: Telegrafi

Qirezi tregoi për Portalin Dukagjini se publikimi i artikujve në këtë platformë, do t’i ndihmojë shumë mësimdhënësit, pasi ata do të jenë më produktiv. Mirëpo, për këtë ajo shprehet se nevojitet ndihmë financiare nga ana e institucioneve akademike dhe Ministrisë së Arsimit.

“Nevojitet mbështetje e mësimdhënësve nga universitetet dhe ministria, sepse paga të cilën ata e sigurojnë me anë të orëve mësimore nuk do të jetë motiv që mësimdhënësit të realizojnë punime shkencore”, ka thënë Qirezi.

Njohësja shpjegon se më parë publikimet janë bërë në mënyrë individuale, ndërsa tani për Scopus mund të zgjasë deri në gjashtë muaj pritja për të bërë publik një artikull.

Se a është e rëndësishme për vendin një platformë e tillë, ajo shtoi se Kosova ka nevojë që të zhvillojë një kulturë tjetër kërkimore, të krijojë një platformë të tillë mbarëkombëtare, por sipas saj, kjo nuk arrihet me një shkop magjik, kërkon angazhim, kohë dhe ekipe kërkimore.

Të njëjtin mendim ndan edhe njohësi i fushës së arsimit, Rinor Qehaja, i cili shprehet se pranimi në Scopus do të rrisë avancimin (visibilitetin) e Kosovës në shkencë dhe do të sjellë përfitim për vendin.

Rinor Qehaja, njohës i Arsimit

“Kosova do të përfitonte nga hulumtimi i vërtetë shkencor, por jo nga çelja eventuale e revistave shkencore, pra prioriteti ngelet kapaciteti hulumtues jo mjetet e publikimit”, thotë Qehaja.

 Përgatitjet për antarësimin e revistave kosovare në Platformën Scopus

Lajmi se Kosova është njohur nga Scopus është pritur mirë edhe nga redaktorët dhe themeluesit e revistave shkencore në vend.

Së paku janë tri revista të cilat drejtuesit e tyre pretendojnë t’i anëtarësojnë në platformën Scopus.

Për revisten filozofike “Agora Philosophia” dhe revisten për kulturë “Symbol”, ka folur Labinot Kelmendi si redaktor përgjegjës dhe anëtar i bordit. Ai ka thënë se brenda dy viteve të ardhshme synohet që të bëhen pjesë e Platformës Scopus.

Agora Philosophia

“Para anëtarësimit në Platformën Scopus, nevojiten dy vite për të testuar një revistë, të shihet a botohet me kohë, a i siguron financat dhe pastaj vendoset nëse anëtarësohet apo jo”.

“Sa i përket revistës Agora Philosophia, ku jam edhe redaktor përgjegjës, jemi duke e konsoliduar Bordin ndërkombtarë, brenda bordit janë edhr dy akademik; Anton Berishaj dhe Muhamedin Kullashi, gjë që e përforcon impaktin e revistës për antarësim në këto platëforma si Scopus dhe Web of Science. Problemi për anëtarësim nuk ka qenë akademik por politik, sepse Kosova nuk është në UNESCO”.

“Dhe rrjedhimisht duke mos qenë në UNESCO, Kosova nuk mundet me marrë ISSN-në, që është një parakusht për çdo revistë, me u anëtarësu në këto platforma si Scopus dhe WEeb of Science. Por, ne tani kemi me bë një hap tjetër, kemi me e marrë një shënjues online përmes platformes që thirret Crostep, që është platforma kryesore per shkencat humane”.

Kelmendi tutje ka thënë se ” ‘Agora Philosophia‘ i përmbush kriteret, pasi financohet nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, e ka komoditetin financiar dhe mund të botohet, por edhe ‘Symboli‘ do të anëtarësohet pasi ajo veç është pjesë e platformave si Eurozin, dhe ka funksionuar mirë”.

Revista ‘Symboli’ në “procesin e indeksimit në platformat e cekura. Kjo tash është e indeksume në platforma lokale dhe rajonale e tash do ta bëjë hapin e madh për Scopus dhe Web of Science, dhe është revistë që ka gjasa shumë të mëdhaja për të qenë pjesë e këtyre platformave”.

Symbol

E veçanta e revistave, sipas Kelmendit, është fakti se “Agora Philosophia” është purofilozofike, ndërsa “Symboli” kulturologjike.

Labinot Kelmendi, redaktor përgjegjës në revisten ‘Agora Philosophia‘ dhe dhe anëtar i bordit në ‘Symbol

Kelmendi për Portalin Dukagjini, ka treguar se anëtarësimi në Platformën Scopus është procedurë e cila zgjat së paku dy vjet.

Ai ka thënë se “nëse arrijnë me u indeksu revistat, atëherë pranohen edhe nga universitetet, por edhe tash botumet në platforma lokale e kanë peshën e njejtë sikurse ato në platforma ndërkombëtare që do të bëhen pjesë … me qenë pjesë e Scopus-it dhe Web of Science, duhet me ju nënshtrua recensuesve që nuk e shprehin autorësinë, por që në thelb dihet autori”, ka përfunduar Kelmendi.

Ndërsa, revista e tretë e cila synon të jetë pjesë e Scopus-it, është revista ‘Thesis‘ e Kolegjit AAB.

Profesori i Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, Hasan Saliu, ka thënë se në periudhën e njëjtë, pra brenda dy vitesh, synojnë që ta fusin revistën në Platformën Scopus.

Hasan Saliu, Dekan në Fakultetin e Komunikimit Masiv, në Kolegjin AAB

Saliu shtoi se për të avancuar më shumë kërkimet shkencore të cilat i bëjnë prodhuesit kosovarë të shkencës, Ministria e Arsimit duhet të përpiqet që t’u mundësojë institucioneve të Arsimit të Lartë dhe instituteve kërkimore qasje të plotë në Platformën Scopus.

“Shumë vende e kanë këtë mundësi nëpërmjet mbështetjes buxhetore, sepse pagesa për qasje të plotë institucionale në Scopus është 140 mijë euro, ndërsa me sa di unë, Ministria ka qasje të plotë në Scopus. Kjo qasje më e nëvojshme është për institucionet arsimore dhe kërkimore në Kosovë”, përfundoi ai.

Thesis

Deri më tani, asnjë revistë shkencore nga Kosova nuk është pjesë e platformës Scopus, ndërsa të gjitha punimet e hulumtuesve kosovarë kjo platëformë i ka evidentuar si të Serbisë.

Universitetet publike në Kosovë, për ngritje akademike të stafit dhe doktorantëve, kërkon prej vitesh që të kenë punime sipas kuotave, të botuara në platformën Scopus dhe Web of Science.

Shija e redaktorit

Intervistë me Mimoza Hasani-Pllana, flet për poezitë dhe kategoritë e...

“Shtegtimi i shqipes në Evropë”, "Komunikimi ndërkulturor” dhe “Poezia e Kosovës në tri kontekste”, janë disa nga librat e fundit të autores, Mimoza Hasani-Pllana. Talentin...

Qenësia e Zarathustrës së Niçes në shqip nga Taulant Hatia

“Njeriu është diçka që duhet të mposhtet. Njeriu është një litar, i lidhur midis kafshës dhe mbinjeriut - një litar mbi një humnerë. Ajo...

Ndryshimi që erdhi nga protestat e studentëve këmishëbardhë të UP-së

“Liria mund të të mos bëjë të lumtur, por të bën njeri”. Këtë thënie e kujton Driton Lajçi, Nënkryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve...

Më të lexuarat

Ymeri: Kurti është një hap para dialogut dhe marrëveshjeve me...

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është është një hap para në dakordim të dialogut dhe marrëveshjeve  me Serbinë”. Kështu, ka deklaruar analisti politik, Visar Ymeri,...

Maqedonia nuk i njeh letërnjoftimet serbe të institucioneve paralele

“Kjo nuk ka qenë temë diskutimi fare…” Kjo ishte përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në pyetjen nëse serbët mund ta kalojnë...

Dhunohet 13-vjeçarja, viktima është 8 muajshe shtatëzënë

“Jam frigu tha prej meje, dëmëthënë prej prindit. Jam frigu me tregu, kom mendu se hajt kurgjo nuk është”. Kështu nis rrëfimi i një ngjarjeje...

Të fundit nga rubrika