Rezultatet e zgjedhjeve drejt certifikimit, Bugaqku: Shpallja mund të ndodhë në vikend ose të hënën

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar varet nga puna dhe procedurat e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Kjo krejt varet nga momenti kur KQZ i përfundon të gjitha procedurat e numërimit të të gjitha votave, qoftë atyre me postë, qoftë atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta’’.

‘’Sot u njoftua nga KQZ se së shpejti pritet të përfundojnë edhe të gjitha numërimet e votave me postë, atëherë nuk ka ndonjë arsye tjetër pos që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe t’i hapet mundësia KQZ-së të shpallë rezultatet, ndoshta në vikend apo ditën e hënë të javës së ardhshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se procesi mund të përmbyllet plotësisht vetëm pas kalimit të periudhës së ankimimit nga subjektet politike apo edhe nga vetë kandidatët që kanë qenë në garë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika