Richardson fiton titullin e botës në 100-metërsh

Amerikania Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës

Sha'Carri Richardson nga SHBA-ja feston të hënën fitoren në finalen e 100 metrave për femra në ditën e tretë të Kampionatit Botëror të Atletikës në Budapest, Hungari.Shaun Botterill

Amerikania Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Atletja realizoi kohën 10.65 sekonda, duke vendosur një rekord të ri në kampionatin botëror.

Në vend të dytë doli xhamajkania Sherika Xhekson me kohën 10.72.

Medaljen e bronztë e fitoi një tjetër sportiste xhamajkane, Shelli-ann Frejzër –Pris, e cila nuk ia doli që të fitonte titullin e gjashtë botëror në disiplinën 100 metra, ndërsa realizoi kohën 10.77., por 36-vjeçarja bëri historinë, duke u bërë atletja xhamajkane më e suksesshme në botërorin e atletikës me 15 medalje, 1 më shumë sesa legjenda Usain Bold.

Sukses i jashtëzakonshëm për atleten 23-vjeçare amerikane, që në turneun e saj të parë botëror, la shenjë dhe fitoi ndaj rivaleve të pamposhtura xhamajkane.

“Nuk e di se çfarë të them! Është diçka sureale! Më vonë do ta kuptoj. Por është ndjesi  fantastike, vetëm duke ditur se jo vetëm njerëzit më shohin si atlete, por edhe si një person. Ndiej se kjo është gjëja më e arritur, krahasuar me të tjerat. Dua që njerëzit të shikojnë se çfarë është përtej një atleteje!”

Amerikani Grent Hollouei fitoi medaljen e tij të tretë të artë në Kampionatin Botëror të Atletikës në 110 metra me pengesa për meshkuj.

Ai realizoi kohën 12.96 sekonda, më e mira e këtij sezoni.

Në hedhjen e diskut, kampioni olimpik, Daniel Shtahl, fitoi medaljen e artë në tentativën e fundit, duke befasuar Kristian Ceh.

Shtahl e hodhi diskun 71.46 metra, duke vendosur rekord në kampionatin botëror.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika