Rifillon aplikimi i implanteve dentare në QKSUK

Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dje rifilloi aplikimi i terapisë me implante në SHSKUK

Rifillon aplikimi i implanteve në SHSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dita e djeshme ka rifilluar aplikimi i terapisë me implante.

“Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dita e djeshme, 29 mars 2024, rifilloi aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë”, ka njoftuar SHSKUK.

Përmes njoftimit në Facebook, trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së.

“Me këtë shënohet një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor”, thuhet tutje nga SHSKUK-ja.

 

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika