Rifreskimi i enterierit këtë pranverë: Fokusohuni tek detajet

Së bashku me gardërobën, ndërrimi i sezoneve për disa sjell edhe ndryshime në ambientet e shtëpisë.

Kërkojmë përshtatje të enterierit me atmosferën e klimës, kështu pranvera sjell detaje ndryshe nga zymtësia e dimrit.

Si ta ndryshoni shtëpinë këtë sezon?

Duhet fillimisht të fokusoheni tek ngjyrat.

Largimi nga grija apo kafja e errët është hapi i parë drejt një zgjedhje të zgjuar.

Ndriçimi është një faktor kyç për sjelljen e pranverës në shtëpi, e këtu nuk po flasim për abazhurët, por për dritën natyrale. Nga ana tjetër, duhet të mendoni të luani me detajet, si për shembull: kombinimin e ngjyrës së jastëkëve.

Këto dhe shumë të tjera do t’ju ndihmojnë të ndryshoni shumëçka, me vetëm pak mundim.

Ja se çfarë duhet të bëni!

Mos përdorni bordura apo korniza të trasha;

Përpiquni të eliminoni perdet në dhomat e ndenjes;

Kombinoni ngjyrat e ndezura të jastëkëve;

Shtoni shtresa apo të tjera detaje me natyrë reflektuese;

Përdorni bezhë ose të bardhë për dhomat e gjumit;

Vendosni letër murale me lule;

Përdorni bimët si dekor. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika