Rihanna merr 6 milionë euro për performancën në ahengun e familjes më të pasur në Azi

Ylli i muzikës, Rihanna, ka performuar në një festë private për familjen e njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani

Ylli i muzikës, Rihanna, ka performuar në një festë private për familjen e njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani.

Pas rreth një dekade që kur e ka mbajtur koncertin e fundit, Rihanna mori sërish mikrofonin në dorë për t’i rikthyer hitet e saj në dasmën luksoze të djalit të Ambanit, paraqitje për të cilën raportohet se mori 6 milionë dollarë.

“Shfaqja ishte më e mira. Kam pasur një koncert të vërtetë pas tetë vitesh”, ka thënë Rihanna para fansave të saj për paraqitjen e 1 marsit, ku kishte veshur një fustan jeshil dhe gjerdan të përpunuar.

Në dasmën që pritet të zgjasë tre ditë dhe janë të ftuar mbi 1200 njerëz, Rihanna këndoi hitet e saj “Bi*ch Better Have My Money”, “Diamonds” dhe “All of the Lights”.

Ngjarja luksoze treditore kishte të ftuar të shquar, përfshirë Mark Zuckerberg, Bill Gates, Hillary Clinton dhe të famshëm të mëdhenj të Bollywoodit.

Ambani po feston dasmën e djalit të tij më të vogël Anand dhe biznesmenes Radhika Merchant, vajza e miliarderit Viren Merchant. Ceremonitë zyrtare të martesës së çiftit do të zhvillohen në verë.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika