Rinia e PDK-së me aksion para MPJ: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini

Rinia Demokratike e Kosovës ka realizuar sot një aksion simbolik në reagim ndaj një pamjeje të papranueshme që u publikua dje nga ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku një fotografi e Presidentit Hashim Thaçi ishte hedhur në tokë në një dhomë të mbushur me gjësende.

“Ky veprim nuk është vetëm mungesë respekti ndaj një ish-Presidenti të Republikës së Kosovës, por edhe një përpjekje e ulët për të relativizuar dhe fshirë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë shtetformuese.

Përmes aksionit të sotëm, Rinia Demokratike e Kosovës vendosi një fotografi të Presidentit Hashim Thaçi, të shoqëruar me disa nga momentet kyçe të rrugëtimit të tij politik dhe shtetëror: nga lider i studentëve, bashkëthemelues i UÇK-së, kryesues i delegacionit shqiptar në Rambuje, deri te Kryeministër i shtetndërtimit dhe President i Republikës së Kosovë

Mesazhi ishte i qartë: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini.

Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet sipas preferencave politike të kujtdo. Kontributi për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës është i dokumentuar në sakrificë, në vendime historike dhe në rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë.

Rinia Demokratike e Kosovës beson se institucionet e Republikës duhet të jenë hapësira që nderojnë historinë dhe kontributin e atyre që kanë shërbyer për vendin, pavarësisht bindjeve politike.

Sepse historia e Kosovës është më e madhe se çdo përpjekje për ta fshirë atë. E posaçërisht personalitetin dhe kontributin e Presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika