“Rinia largohet, Rozeta pasurohet”, të rinjtë e PDK-së me aksion para MINT-it

Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës, përmes një aksioni simbolik para MINT-it, kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së këtij dikasteri, Rozeta Hajdari

Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) duke kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari.

“Rinia largohet, Rozeta pasurohet”, “Ju me zemër, na pa bukë”, “Kjo Qeveri nuk e ka prioritet rininë”, e me të tjera pankarta kanë qëndruar para MINT-it.

Image preview

Arbnora Salihu nga Rinia Demokratike e Kosovës ka thënë se pas publikimit të përgjimeve ministrja Hajdari duhet të japë dorëheqje.

Tutje, ajo ka pohuar se Qeveria nuk e ka prioritet rininë.

“Përgjimet që lidhen me vajin dhe sheqerin, kjo industri ka blerë vaj e sheqer në vlerë prej 300 mijë euro nga një kompani polake”. Shihet qartë se Qeveria Kurti me skandale nuk është duke pasur kohë dhe nuk e ka prioritet rininë. Në kërkojmë dorëheqjen e Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë që Prokuroria të nisë hetimet e menjëhershme”, ka thënë Salihu.

Ky organizim vjen pasi “Gazeta Nacionale” ka publikuar disa audio-incizime ku pretendohet se zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore, e cila ka nxitur reagime në opinionin publik.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika