“Riparimet në KEK janë bërë sa për sy e faqe”- Sindikalisti Gashi kritikon VV-në

Kryetari i Shoqatës sindikale në Kosova B, Muharrem Gashi

Kryetari i Shoqatës sindikale në Kosova B, Muharrem Gashi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si po e menaxhon me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ai në Debat Plus, tha se riparimet në Kosova B janë bërë vetëm për sy e faqe.

“Riparimet janë bërë sa për sy e faqe, që 41 vjet punoj në Kosova B, këso riparime nuk kam parë”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se kanë pritur që në KEK do të ketë përparim me ardhjen e LVV-së në pushtet, por që sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.

“Ne kemi menduar që kur të vjen VV do të ketë përparim, por ajo nuk ndodhi, nuk di diçka që u bë. Cdokush që ka ardhur në pushtet, kanë thënë [grahi se unë jam në pushtet, le të thonë se ka rrymë]. Janë disa gjëra që nuk shkojnë për hatër të partive”, ka thënë ai.

Gashi e komentoi edhe arrestimin e ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se kjo ka ndikuar negativisht edhe për punëtorët e KEK-ut.

“Ajo ndikon në tërë Kosovën dhe le më te punëtorët. Nuk besoj që është ndier mirë ndokush [për arrestimin e Nagip Krasniqit]. Verdiktin ia lëmë gjykatës, ne si punëtorë nuk e kemi shti t’i bëjë ato gjëra, nëse i ka bërë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sindikata që ai e përfaqëson, ia ka lënë gjykatës ta thotë fjalën e saj.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika