Robin Krasniqi sqaron fitoren ndaj Nadjib Mohammedit

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se ishte përdorimi i disa goditjeve të paligjshme ajo që skualifikoi nga ndeshja kundërshtarin e tij, Mohammedin

Boksieri Robin Krasniqi

Fitorja e mbrëmshme e Robin Krasniqit ndaj Nobin Mohammedit qe një fitore e cila nxiti diskutime të shumta mbi atë se nëse fitorja i takoi Krasniqit.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se ishte përdorimi i disa goditjeve të paligjshme ajo që skualifikoi nga ndeshja kundërshtarin e tij, Mohammedin.

“Kundërshtari doli në Runde të 9-të i skualifikuar sepse ishte penalizuar disa herë për goditje të paligjshme me zbritje pikësh, por nuk mësoi asgjë prej tij. Robin shënoi goditjet e qarta si dhe disa goditje me ndikim në luftë dhe kështu ishte tashmë në ballë të tabelës së rezultateve, megjithatë ishte shumë keq që kundërshtari boksoi aq i papastër.”, thuhet në postim.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të tij.

Krasniqi triumfoi në raundin e nëntë ndaj algjerianit që përfaqëson Francën.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika