Rohde për Kosovën: Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike

Këtë të shtunë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare. Me këtë rast, u tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë vlera të njëjta dhe se vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Këtë të shtunë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare. Me këtë rast, u tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë vlera të njëjta dhe se vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.

“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë… Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Gjermania i ka ndihmuar shumë Kosovës në të gjitha fushat.

“Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na e njohë pavarësinë, Gjermania për ne është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj. Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë.”, tha ai. /KP

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika