Rohde për tensionet në veri: Absurde të rrezikosh një konfrontim për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për zhvillimet e fundit në veri ka thënë se "nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit"

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi, Rohde ka thënë se nevojitet urgjentisht vullneti politik rreth tensioneve në veri për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit.

Sarrazin dhe Frangesh takohen me Rakiqin gjatë vizitës së tyre në Kosovë dhe Serbi

Tutje ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat, ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta.

“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër UKR-së me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar ambasadori Rohde.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika