Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Rohde ka bërë të ditur se në takim ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në diskursin publik, ku janë hedhur dyshime mbi vendimet gjyqësore.
“Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, ka shkruar Rohde.
Thank you Madam President for the good discussion! At the meeting I expressed my concern on the ongoing pol. & instit. deadlock as well as recent public discourse that casts doubt on judicial rulings, as such developments risk eroding public trust in the independence and the integrity of judiciary.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) September 3, 2025 at 1:17 PM