Roma shkarkon Jose Mourinhon

Jose Mourinho nuk është më trajner i Romës

Klubi italian, AS Roma, ka shkarkuar trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Lajmi u konfirmua nga pronarët e klubit, Friedkin, të cilët u shprehën se i dëshirojnë të gjitha të mirat Mourinho-t për të ardhmen dhe për kapitullin e tij të ardhshëm.

Në një deklaratë zyrtare, klubi ka njoftuar “AS Roma mund të konfirmojë se José Mourinho dhe stafi i tij trajner do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm.

“Ne i urojmë Mourinhos gjithë të mirat për të ardhmen e tij dhe kapitullin e tij të ardhshëm”, kanë thënë pronarët e Romës, Friedkin.

Portugezi mori drejtimin e klubit në maj 2021 dhe udhëhoqi Romën drejt titullit të Ligës së Konferencës së Evropës një vit më vonë.

Por, ata janë pesë pikë larg vendit të fundit kualifikues të Serie A në Ligën e Kampionëve dhe javën e kaluar u eliminuan nga Kupa e Italisë nga rivalët e qytetit Lazio.

Klubi kryeqytetas është i nënti në Serie A pas humbjes 3-1 të së dielës ndaj AC Milan dhe është pa fitore në tri ndeshje të ligës.

Mourinho udhëhoqi Romën drejt triumfit në Ligën e Konferencës në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Ligës së Evropës në Budapest sezonin e shkuar.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika