Roth: Serbia në krye me Vuçiqin s’mund të hyjë në BE

Deputeti gjerman, Michael Roth ka thënë se Serbia në krye me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nuk mund të hyjë në BE

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, në një deklaratë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se nuk ka një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia”.

Përmes një postimi në platformën X, deputeti gjerman ka thënë se Vuçiq ka të drejtë në një gjë, sipas tij nuk ka asnjë mënyrë që Serbia në krye me të, nuk mund të hyjë në BE.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Serbia”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, shkroi Roth.

 

Vuçiq ka thënë se nëse ata e zgjedhin Kosovën “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

Shija e redaktorit

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

Të fundit nga rubrika