Rrahet nga bashkëmoshataret e saj një vajzë afër shkollës “Shtjefën Gjeçovi”

Një vajzë është rrahur nga bashkëmoshataret e saj në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, ku një grup nxënësesh dyshohet se e  kanë sulmuar një bashkëmoshatare të tyre.

Siç ka raportuar gazetarja e RTV Dukagjinit nga vendi i ngjarjes, vajza e rrahur nuk mund të lëvizte pasi kishte pësuar goditje në kokë.

Pas sulmit nga bashkëmoshataret, vajza ka mbetur pavetëdije.

Ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes.

Një ekip i ambulancës është mobilizuar para shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.

Dukagjini ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, por i njëjti nuk kishte ende ndonjë informatë lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika