Rrahja mes tifozëve në Podujevë, dërgohen në mbajtje gjashtë persona të dyshuar

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me dhunë, pasi tifozët u gjuajtën në mes veti me karrige dhe gjësende të rënda.

Si pasojë, 21 persona ishin shoqëruar për në polici, teksa ishin lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Në lidhje me dhunën e krijuar, policia ka njoftuar se gjashtë persona janë dërguar në mbajtje.

“Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për  ‘Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm’.

Vepër, për të cilën, hetuesit e NjHP-së, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kanë  dërguar në qendrën e mbajtjes pesë persona të dyshuar:

-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe

-E.K, mashkull, 23 vjeç,

-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,

-M. V, mashkull, 21 vjeç, dhe

-E.K, mashkull, 21 vjeç,

Ndërsa, për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë në qendrën e mbajtjes, nga zyrtarët e Podujevës, është dërguar i dyshuari, A.Sh, mashkull, 16 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshjeje futbolli, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur mjete të forta, ku ishin lënduar tre tifozë dhe dy zyrtarë policorë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika