Rrahje në Fakultetin e Mjekësisë

Policia e Kosovës ka konfirmuar një rrahje në njërën prej njësive akademike të UP-së

Policia e Kosovës është informuar për një rrahje në Fakultetin e Mjeksisë, në Prishtinë.

Mesditën e së martës, Policia e Kosovës është njoftuar për një sulm fizik ndaj një personi në një prej njësive akademike në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Hatixhe Latifi-Pupovci, ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë, njëkohësisht edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, është sulmuar në vendin e punës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme, lëndime trupore ka pësuar një person(femër) e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Policia e Kosovës për Portali D.

Me rastin në fjalë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po merren njësitë përkatëse.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika