Rrahmani: Çmimet e naftës janë ngritur tashmë çdo masë e Qeverisë do të ketë efekt të vogël

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka kritikuar pushtetin për mënyrën se si po trajton fjalën e deputetëve gjatë këtij sesioni parlamentar.

Rrahmani, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, tha se që nga fillimi i sesionit, përfaqësuesit e pushtetit, duke përfshirë kryetaren dhe nënkryetarin e Kuvendit, po përpiqen të cënojnë fjalën e deputetëve.

Mes tjerash, Rrahmani thotë se çdo herë kur deputetët opozitarë shpërfaqin ‘të bëmat’ e pushtetit u ndalet fjala në Kuvend, njofton Dukagjini.

“Pushteti si çdo herë në momentin që i shpërfaqë mundohen me ndal fjalën e lirë dhe fjalën e deputetëve në vazhdimësi gjatë këtij këtij sesioni parlamentar qysh prej fillimit, qoftë prej Kryetares tash edhe nënkryetari, janë duke cenuar fjalën e deputetëve teksa sponsorizojnë ekspozita që cenojnë vlerat tona dhe fyejnë të gjithë ata që mbijetuan nga gjenocidi serb. Asnjë deputetë i Listës Serbe dhe asnjë deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka qenë i pranishëm pas kthimit nga pauza në Kuvend dhe unë mbi bazën e fakteve e thash pasi ata janë përfaqësues të partive politike që mungonin në seancë dhe tentativa që të mos shpërfaqet kjo nga nënkryetari nuk mund të kalojë”, u shpreh Rrahmani.

“Dje, sot dhe në secilin rast kur deputetët e shpërfaqin pushtetin vjen ndalja e fjalës që nuk bazohet në asgjë, ky veprim është diçka për t’u habitur në nivelin që kanë arritur”, u shpreh Rrahmani.

Rrahmani, mes tjerash, kritikoi Qeverinë për vonesën në marrjen e masave lidhur me heqjen e akcizës për çmimin e naftës.

“Jemi vonë në marrjen e masave, kanë kaluar një muaj që nga rritja e cmimeve të derivateve dhe inflacioni i përgjithshëm po jep efektin e vetë dhe kurdo tash e tutje që kjo Qeveri ose Kuvendi të marrë ndonjë masë efekti do të jetë i vogël pas cmimet tashmë janë ngritur”, u shpreh Rrahmani.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika