Rrahmani: Disa deputetë “servilë” të LVV-së mundohen të përfitojnë prej çdo situate

Çështja e Projektkodit Civil ka rezultuar të jetë një çështje e cila ka ngritur debate të brendshme e njëherit, edhe publike brenda anëtarve të Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhur me pretendimet se një grup i deputetëve të kësaj partie, që nuk kanë votuar Projektkodin civil do të largohen nga LVV, Rrahmani ka thënë se pretendime të tilla kanë dy linja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani





Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se ekzistojnë dy linja drejt pretendimeve që disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do të dalin nga ky grup parlamentar, deputetë këta të cilët nuk e kanë votuar Projektkodin Civil.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Rrahmani thotë që linjat drejt pretendimeve të tilla vinë nga disa deputetë që mundohen të përfitojnë prej situatave dhe njëherësh, edhe nga klikimet për portale.

“Jo, më kanë shkruar edhe mua lidhur me këtë çështje dhe besoj se janë dy linja që i fryjnë kësaj çështje. Njëra, nga disa deputetë të Lëvizjes, janë dy-tre po e them kështu, deputetë servilë të cilët mundohen të përfitojnë prej çdo situate dhe shkojnë te secili deputet ku thuhet se do të largohen prej Vetëvendosjes”, ka deklaruar deputeti Rrahmani gjersa i njëjti nuk ka pranuar t’i përmend publikisht.

Gjersa përmendet që një kandidat për kryetar ka thënë se aspekti fetar ishte njëra ndër arsyet pse i njëjti ishte përjashtuar nga gara, Rrahmani thotë se nuk mund të themi se kushdo që ka qenë kundër kodit civil dhe fetar nuk ka pasur mundësinë t’a kandidojë.

“Ka kandidatë të cilët janë zgjedhur, e a është kërkuar që në të ardhmen të mbështetet  une nuk mund të flas në atë çështje, ai nuk është standart i zgjedhur për të kandiduar për kryetar”, ka thënë Rrahmani gjersa ka thënë se debatet brenda LVV-së lidhur me Kodin Civil kanë qenë prezentë sikurse kanë qenë edhe publikisht, në Kuvendin e Kosovës.

Mushkolaj thotë se Kodi Civil do të sjellë pakënaqësi të reja në VV

Lidhur me çështjen e Projektkodit Civil, analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se votimi dhe mosvotimi i Kodit Civil ka rezultuar të jetë një çështje problematike brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pasur raste që ata që janë përjashtuar nga gara, pavarësisht se mund t’i kenë plotësuar kriteret formale që i ka secila parti, për shkak të një problemi të vetëm që është Kodi Civil, kjo është raportuar”.

Sipas Mushkolajt, këto probleme kanë ardhur prej njerëzve që nuk janë liberal në bindjet e tyre në raport me shoqërinë e njëherësh, persona të cilët janë më konservativë.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika