Rrecaj: 16 shtatori do t’i largojë “retë e zeza” mbi Kosovë, trupi gjykues s’bie pre e gënjeshtrave të Serbisë

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se 16 shtatori, kur pritet të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është një nga datat më të rëndësishme për Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë.

Në emisionin FIVE, Rrecaj tha se beson se vendimi i 16 shtatorit do të largojë, siç u shpreh ai, “retë e zeza” mbi Kosovën dhe do të rikonfirmojë luftën e UÇK-së si luftë çlirimtare.

“Pas aktit të Pavarësisë së Kosovës nuk besoj që ka moment më të rëndësishëm se data 16 shtator 2026, sepse unë besoj dhe jo vetëm se besoj, por edhe në aspektin profesional mendoj shumë që më datë 16 shtator retë e zeza mbi Kosovë do të largohen dhe do të rikonfirmohet edhe njëherë vetë shpallja e Pavarësisë, vetë krijimi i shtetit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Rrecaj.

Ai tha se pret që aktgjykimi të rikonfirmojë edhe në arenën ndërkombëtare se krimet e luftës në Kosovë janë kryer nga pala serbe.

“16 shtatori do ta konfirmojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë çlirimtare dhe 100 për qind e pastër, dhe krime lufte në territorin e Kosovës ka kryer vetëm një subjekt dhe ajo është pala serbe, dhe nuk mund të kemi dy agresorë në një luftë”, ka thënë ai.

Rrecaj është shprehur i bindur se trupi gjykues nuk do të ndikohet nga, “gënjeshtrat e Serbisë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika