Rrecaj: Krimi ecën një hap para shtetit – Aplikacionet si SKY ECC, zgjedhje natyrale për grupet kriminale

Në emisionin “FIVE” të mbrëmjes, i cili trajtoi operacionin policor “Qielli i Thyer”, avokati dhe ish-polici Visar Rrecaj komentoi mënyrën sesi krimi i organizuar po përdor teknologjinë për të shmangur ndëshkimin penal.

Duke iu referuar përdorimit të aplikacionit të enkriptuar SKY ECC nga grupet kriminale, Rrecaj deklaroi:

“Krimi, kriminelët, bandat gjithmonë ka hec një hap para shtetit. D.m.th. gjithmonë kanë hecë, kanë avancu dhe kanë tentu me i apliku metodat edhe mjetet që shteti realisht ose s’i ka pas ose nuk i ka pas nën kontroll.”

Ai shtoi se një qasje e tillë është e njohur edhe në literaturën kriminalistike dhe se zgjedhja e mjeteve të sofistikuara të komunikimit nga ana e personave të përfshirë në vepra penale është një dukuri tashmë e zakonshme.

“Kështu që nuk është për me u çuditë, edhe nga literatura kur flitet për rrjetet kriminale, për persona që merren me vepra penale, persona që merren me trafikime të ndryshme, natyrisht që do të zgjedhin mjete edhe gjithmonë kanë zgjedh mjete dhe kanë qenë një hap para shtetit.”

Lidhur me operacionin e fundit, Rrecaj theksoi:

“Përdorimi i këtyre aplikacioneve natyrisht që është i natyrshëm me u përdor nga persona të tillë sepse ata kanë mendu që nuk do të përgjohet apo nuk do të binë në gjurmë shteti i këtij aplikacioni, mirëpo ka rezultu që shteti me vonesë, mirëpo ka arrit me deshifru edhe këtë aplikacion, edhe me shti nën përgjim, edhe me ardh deri tek aksioni i sotëm.”

Në fund, ai theksoi domosdoshmërinë e reagimit institucional të fortë, sidomos në luftën kundër narkotikëve:

“Sepse sidomos kur bëhet fjalë për drogat, janë ato substancat të cilat po e helmojnë rininë dhe shoqërinë kosovare. Kështu që duhet sa më shumë aksion, e sa më shumë bashkërendim të Policisë dhe Prokurorisë.”

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika