Rrëfimi i hoxhë Tërshanit, i cili i varrosi viktimat e Masakrës së Reçakut

Në një rrëfim për masakrën që tronditi diplomacinë botërore e që u quajt edhe si "masakër kundër njerëzimit", hoxhë Isë Tërshani ka shpalosur dhimbjen dhe tmerrin që mbizotëroi më 15 janar të vitit 1999 në Reçak të Shtimes

Hoxhë Isë Tërshani

Hoxhë Isë Tërshani, që varrosi viktimat e Masakrës së Reçakut, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se sa herë vjen 15 janari, shpirtrat e qytetarëve të Kosovës, me theks te  familjarët e të masakruarve të Reçakut ringjallen ndjenjat e tmerrit, të dhimbjes, të trishtimit, por njëkohësisht edhe ndjenjat e krenarisë.

“Ata njerëz, ata burra, ato gra sakrifikuan jetën e tyre për gjënë më të shtrenjtë, për lirinë e këtij vendi”, ka thënë hoxhë Tërshani.

“Si u njoftova për Masakrën e Reçakut, ditën e nesërme isha në xhami përkundër krismave të shumta që u dëgjuan në natën e 15 janarit, ne në qytezën e Shtimës nuk kishim informacione se çfarë kishte ngjarë në Reçak. Ndërsa, para namazit të drekës, disa persona na treguan se në Reçak kishte ndodhur një masakër e madhe, një tmerr i paparë, një ‘kasaphane’”, ka thënë hoxhë Tërshani.

Hoxhë Tërshani është shprehur se kishte shpresuar që ajo që e ka parë të mos jetë e vërtetë.

Kam menduar, kam shpresuar se nuk janë të vërteta ato fjalë, sepse në rrethanat e luftërave ndodhin informacione të ndryshme, por fatkeqësisht kjo kishte qenë e vërteta”, ka thënë tutje ai.

“Nuk kemi shkuar atë ditë në Reçak, ishte e pamundur, rrugët ishin të mbyllura. Qysh ditën e nesërme ka qenë mundësia për të shkuar në Reçak”, ka shtuar hoxhë Tërshani, duke theksuar se në momentin kur Walker kishte parë viktimat e kishte emërtuar atë si “masakër kundër njerëzimit”.

Tërshani ka shtuar se viktimat ishin dërguar në xhami, sepse nuk kishte vend tjetër ku të qëndronin.

“Katër ditë para se t’i sjellnin viktimat në xhaminë e Reçakut pasi xhandarmëria dhe policia serbe i kishin marrë, ata kishin qëndruar në morgun e spitalit të Prishtinës përafërisht një muaj. Atë ditë kisha një varrim kur më ftuan në stacionin policor. U thashë që posa ta mbaroj varrimin do ta mbaroj varrimin, unë do të vi. Pasi mbarova varrimin, hyra në veturë dhe shkova në stacionin policor dhe më futën tek zyra e ish-komandantit. Në fillim biseda ishte e qetë”, ka rrëfyer ai.

Tërshanit i kishin thënë se viktimat e masakrës të varroseshin në tri lokacione dhe jo në Reçak.

10 viktima në Shtime, 10 në fshatin Petrovë dhe të tjerat në fshatin Mollopolc.

E ky i kishte thënë se kjo nuk mund të realizohej. Por, atij i ishte bërë presion që viktima të varroseshin.

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues i OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Lexo dhe: 25 vjet nga masakra që ndryshoi historinë e Kosovës

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar ta bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika