Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë deri në 60 minuta teksa kolona në dalje është deri në 500 metra, njofton Dukagjini.
Ndërsa pritjet në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në 50 minuta ndërkaq në Jarinjë pritjet në dalje janë nga 80 deri në 90 minuta.
Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.
