Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka theksuar se mbështetja strategjike e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është një konfirmim i rrugës euroatlantike të vendit dhe rolin e saj si faktor kyç për paqe dhe siguri në Ballkan.
Sipas Krasniqit, LDK gjithmonë ka ndërtuar dhe mbrojtur partneritetin e përhershëm me SHBA-në, duke punuar për integrim të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ajo ka potencuar se vendi ka nevojë për politikë të përgjegjshme, institucione të forta dhe orientim të qartë perëndimor, që sipas saj, vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta garantojë.