Rritet në 68 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine

Është rritur në 68 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat në jug të Filipineve

Është rritur në 68 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat në jug të Filipineve para rreth një jave, njoftuan zyrtarët filipinas të hënën.

Zyrtarët thonë se edhe 51 njerëz të tjerë janë ende të zhdukur pas fatkeqësisë së 6 shkurtit në provincën Davao de Oro, por ekipet e shpëtimit e kanë pranuar se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Personi i fundit që u nxor i gjallë nga balta ishte një vajzë trivjeçare.

Shpëtimi i saj – pas më shumë se 60 orëve të kaluara nën dhe – u cilësua si mrekulli.

Edward Macapili, një zyrtar provinca Davao de Oro, kishte thënë se shpëtimi i saj u kishte dhënë shpresë ekipeve të shpëtimit.

Por, të hënën, ato shpresa u duk se u shuan.

“U bë një javë pas incidentit dhe… ne mendojmë se askush nuk ka mbetur i gjallë atje”, tha Macapili për agjencinë e lajmeve AFP.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën e kaluar në mbrëmje dhe i shkatërroi 55 shtëpi, si dhe i ngufati tre autobusë dhe një minibus, të cilët po prisnin për t’i marrë punëtorët nga një minierë ari në këtë fshat.

Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në shumicën e pjesëve të Filipineve, për shkak të terrenit malor, shirave të mëdha dhe shpyllëzimit të madh.

Shirat e mëdha sezonale kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe vërshime në Mindanao, duke i detyruar dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosen në strehimore emergjente.

Kjo zonë është goditur edhe nga një sërë tërmetesh, përfshirë të shtunën e kaluar kur ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin punën për shkak të një tërmeti 5.9 ballësh./REL

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika